Kronika

Asgjësohen parcela me kanabis; në pranga kultivuesi; 2 të tjerë, në kërkim

Tre parcela me kanabis janë asgjësuar nga Policia e Vlorës një ditë më parë në fshatin Lapardha të Selenicës. Sipas burimeve zyrtare, efektivët e policisë gjatë kontrolleve të ushtruara pranë vendit të quajtur “Kodra e Likajve” kanë konstatuar 3 parcela në afërsi të njëra-tjetrës të mbjella me 20 bimë narkotike me gjatësi deri në 15 cm, si dhe 48 fidanë të vegjël të mbjella në kubikë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se bimët janë mbjellë në pronë private në pronësi të 3 shtetasve, prej të cilëve njëri u arrestua në flagrancë ndërsa dy të tjerët u shpallën në kërkim. Në pranga ka rënë shtetasi Engjëll Likaj, 56 vjeç dhe janë shpallur në kërkim shtetasit B.Likaj, 78 vjeç e Z.Likaj, 58 vjeç.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kaninë, Vlorë, shërbimet kanë konstatuar të mbjella disa bimë narkotike në një parcelë, me gjatësi deri në 40 cm, të cilat u asgjësuan me djegie. Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, me banim në afërsi të kësaj parcele, shtetasin Llambro Limaj, 41 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë. Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button