Kronika

Vetingu në Polici/ Konfirmohet në detyrë drejtori i Krimeve, Arben Dashi

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit në kuadër të Vettingut në Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës së Shqipërisë ka konfirmuar në detyrë, të mërkurën Arben Dashin, Drejtor i Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Seanca dëgjimore ndaj Dashit nisi në orën 10:30 minuta dhe treshja e gjyqtarëve që mori në shqyrtim në seancë dëgjimore Dashin u përbënte nga, Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj.

Arben Dashit  gjatë procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve u vlerësua për pasurinë; kontrollin e figurës; vlerësimin e aftësive profesionale. Në ora 12:30 KJV i komunikoi Arben Dashti vendimin për konfirmimin e tij në detyrë.

Arben Dashi ndodhet në polici që prej vitit 1985. Ka pasur një shkëputje 5-vjeçare. Gradën drejtues i parë e ka marrë para kohe. Subjekti u justifikua me faktin se ka mbajtur për 19 vite rresht gradën kolonel që është ekuivalente me gradën drejtues. Ka certifikatë për shërbime të dalluara. “Kam punuar që në vitin ’85. Kam punuar në vende si Laç, Krujë ku ashpërsia e krimit është e madhe. Detyrën e kam kryer me integritet. Kam qenë shef në disa komisariate dhe drejtor i disa qarqeve dhe në poste drejtuese në Drejtorinë e Përgjithshme. Kam pasur bashkëpunim me kolegët”,- deklaroi Dashi para KJV.

Sipas tij, në vend ka pasur ulje të kriminalitetit.  “Ka pasur ulje të kriminalitetit nga viti në vit. Ka një ulje rreth 50% të vrasjeve. Janë goditur grupe kriminale me vrasës me pagesë në Vlorë, Tiranë dhe Elbasan”,- theksoi ai.

|Problem është dhe vrasja në familje. Po punojmë për parandalimin e këtij fenomeni. Kemi caktuar zonat problematike, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Tiranë dhe po punojmë për uljen e kriminalitetit”, tha Dashi para trupës së vlerësimit.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) është organ i krijuar nga ligji Nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, i ndryshuar.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit përbëhet nga 15 anëtarë dhe mbështetet gjatë veprimtarisë së tij nga një sekretariat teknik i përbërë nga 15 anëtarë. 5 anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit kanë ardhur nga konkurrimi i hapur, 5 nga trupa pedagogjike dhe 5 janë caktuar nga ILDKPKI. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit është i organizuar në 5 trupa vlerësimi, me nga 3 anëtarë secila.

Arben Dashi është pjesë e listës me 43-emra, që do kalojnë të parët provën e vetingut në Policinë e Shtetit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button