Kronika

Operacioni “Soba”, arrestohen dy persona; u kapen drogë dhe armë

Policia e Pogradecit njoftoi që në orët e para të së premtes finalizimin me sukses të një operacioni antidrogë, në përfundim të të cilit u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan drogë dhe armë.

Burime zyrtare bënë të ditur se, në fund të operacionit të koduar me emrin “Soba” u arrestuan në flagrancë Arzen Liço dhe Dorjan Thana, përkatësisht 47 dhe 26 vjeç.

Arrestimi i tyre u krye, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, në lagjen nr. 1 Pogradec, u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 3 doza me peshë 6.2 gramë, të dyshuara si lëndë narkotike e llojit kanabis sativa; 1 karikator me 30 fishekë model 56; 2 pistoleta zhurmuese, njëra me nr.10-975 dhe tjetra pa numër; 360 fishekë model 56; ?   1 tjetër doze e dyshuar si kanabis, me peshë 3.4 gramë; 117 fishekë model 54; 1 kallëp tritoli; 50 metra fitil zjarrpërcjellës; 2 radio dore dhe 1 shkop gome.

Policia tha se po punon për dokumentimin e plotë të dosjes hetimore, ndërkohë materialet do t’i kalojnë edhe Prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme për akuzat “prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button