Ekonomia

“Një bankë në Shqipëri po pastron para!”

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, ka hedhur dje dyshimet se një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri pastron para, raporton “Panorama”.

Braho ka pyetur dje drejtorin e Parandalimit të Pastrimit të Parave nëse ka nisur hetim për këtë çështje, por Agim Ismaili, i komanduar në këtë detyrë, as e ka pohuar dhe as e ka mohuar këtë fakt.

Ka ndonjë hetim për ndonjë bankë që pastron paratë? Unë nuk do ta them sepse do të krijojmë zhurmë të madhe, por dyshoj që në një bankë bëhet pastrim i madh parash. Keni ndonjë denoncim ju, apo hetim?”, ka thënë dje Braho.

Ndërsa për drejtorin e DPPP-së iu përgjigj:

Bankat, edhe pse kanë masa parandaluese, nga bankat na vijnë të gjitha rastet e dyshimta të pastrimit të parave. Nëse kemi hetim për banka që pastrojnë, edhe sikur të kemi, edhe sikur të mos kemi, as mund ta ndaj”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button