Kronika

Grabitjet në pikat e karburanteve, Tahiri takon administratorët

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka zhvilluar paraditen e kësaj të hëne një takim me administratorët e kompanive të karburanteve për të diskutuar mbi masat e sigurisë.

Tahiri e ka thirrur këtë takim pas disa grabitjeve të verifikuara së fundmi në këto subjekte tregtare, të cilat në disa raste kanë përfunduar me vrasje.

“Duhet vetëshërbim në pikat e karburanteve gjatë orëve të natës”, u ka propozuar Tahiri përfaqësuesve të kompanive private.

Ministri i Brendshëm ka vënë në dukje se, nga viti 2011 në 2016 janë regjistruar 170 grabitje, nga të cilat janë zbuluar 40 për qind e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button