Bota

Pakistan, përplasje ballore mes dy trenave, të paktën 17 të vdekur

Të paktën 17 vetë kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë hekurudhor të ndodhur në Pakistan.

Mediat lokale bëjnë me dije se 2 trena janë përplasur kokë më kokë pranë stacionit hekurudhor Landhi, në qytetin jugor të Karaçit.

Zyrtari i hekurudhave, Nasir Nazeer tha se ende nuk ka një shkak të qartë për asindetin fatal. Lëvizja e trenave është ndaluar përkohësisht në Karaçi dhe skuadrat e shpëtimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Aksidentet hekurudhore janë të zakonshme në Pakistan, ku rrjeti i vjetëruar hekurudhor i epokës koloniale vuan prej dekadash nga problemet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button