Rajoni

Vucic paralajmëron ndryshime në kushtetutë: Nëse do ta hiqja Kosovën, kundërshtarët do më prisnin me thika

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një emision për RTS, është shprehur se Serbia është e detyruar ta ndryshojë kushtetutën brenda dy-­tri vjetëve të ardhshme. Por “kjo do të ndodhë, jo për shkak të Kosovës”, gjë që mezi do ta prisnin kundërshtarët e tij, siç është shprehur ai në mënyrë metaforike “do ta prisnin me thika”.

“Duhet ta ndryshojmë kushtetutën për shkak të drejtësisë dhe hyrjes në BE, kapitujve 23 e 24, si dhe numrit të deputetëve dhe shumë çështjeve të tjera”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Duke folur për Marrëveshjen e Brukselit, Vuçiç ka sqaruar se gjashtë nga 15 pikat e saj nuk janë përmbushur dhe ato kanë të bëjnë me serbët, përkatësisht me Bashkësinë e Komunave Serbe. Për këto tha se bisedon me përfaqësuesit evropianë. I pyetur nëse është i gatshëm të shkojë në Tiranë në mbledhjen e procesit “Ballkani Perëndimor 6”, Vuçiç u përgjigj se nuk e di kur dhe ku do të mbahet, por se do të shkojë kudo qoftë, meqë i konsideron thelbësore bisedimet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button