Kronika

Ministri Veliaj ndan këstin e katërt për ish-të përndjekurit politikë

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka shpërndarë sot kestin e katër për ish-të përndjekurit politike.

ErionVeliajMinistri Veliaj ka organizuar sot një takim me ish-të përndjekurit dhe të burgosurit politike, duke u dhene atyre ceqet perkatese.

Veliaj në fjalën e tij u shpreh se ish-të përndjekurit nuk kanë nevojë vetëm për dëmshpërblimin financiar, por dhe atë moral dhe ne kemi bërë gati projektligjin për hapjen e dosjeve dhe grupet e interesit do të jenë prezente në komisionin e ligjeve.

Ministri Veliaj u shpreh kritik ndaj atyre që predikojnë se me hapjen e dosjeve, ish- të përndjekurit do të hakmerren, duke pohuar se kjo nuk është e vërtete. “Per 25 vite ish-të përndjekurit nuk kanë shënuar një rast të vetëm hakmarrje, përkundrazi, ata kanë treguar se nuk mbartin hakmarrje, por kërkojnë transparencë dhe ne do t’i hapim dosjet e ish-sigurimit dhe do përmbyllim kestit e pestë për këtë vit”, theksoi ai.

Në fund të takimit, ministri Erion Veliaj ndau publikisht ceqet për disa ish-të perndjekur politike me vlerë 10 milion lekë secili.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button