Kosova

Kosova përshpejton hapat për pranimin në Këshillin e Evropës

Përgatitjet për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të përshpejtohen vitin e ardhshëm. Kështu së paku kanë rënë dakord Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.

kosova-p-euml-rshpejton-hapat-p-euml-r-pranimin-n-euml-k-euml-shillin-e-evrop-euml-s_hd“Pala e Kosovës ka shprehur dëshirën që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, por pa specifikuar datën. Vitin tjetër do të ketë hapa të reja në këtë fushë”, tha një zyrtar i lartë i Këshillit të Evropës për Vestin, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se Thaçi dhe Jagland diskutuan për bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Evropës në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht kur bëhet fjala për trafikimin e qenieve njerëzore, ndërsa do të krijohet një trup mbikëqyrës i Këshillit të Evropës rreth respektimit të Konventës së Stambollit në luftën kundër dhunës ndaj femrave.

Siç mëson Vesti, Thaçi dhe Jagland nuk kanë diskutuar rreth hetimeve të posaçme të EULEX-it për trafikimin e organeve, ku Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar një rezolutë në fillim të vitit 2011.

Thaçi ndër të tjera e informoi Jaglandin për formimin e qeverisë së re në Prishtinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button