Ekonomia

Tjetër lajm i keq për blerësit, rriten kostot e ndërtimit

Kostot e ndërtimit kanë shënuar rritje për të dytin tremujor radhazi.

Sipas INSTAT, Indeksi i kushtimit në ndërtim, në tremujorin e katërt 2016 arriti 102,7 kundrejt tremujorit të parë 2011 (Tremujori i parë 2011=100).

Ndryshimi vjetor i indeksit të kushtimit në ndërtim, për tremujorin e katërt 2016 është 0,4 %, ndërkohë që ndryshimi tremujor është 0,2 %.

Ndryshimi vjetor i indeksit të kushtimit në ndërtim është 0,4 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0,03 %. Grupi “Shpenzime materiale”, ka patur rritjen më të madhe me 2,1 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pasuar nga grupet “Shpenzime të tjera” me 1,9 % dhe “Shpenzime për paga” me 1,2 %.

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2015, ulja më e madhe vjetore vërehet në grupin ”Shpenzime transporti” me 2,5 %, pasuar nga grupi “Shpenzime për energji” me 0,4 %.

Në tremujorin e katërt 2016 ndryshimi i indeksit të kushtimit në ndërtim është 0,2 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016, rritjen më të madhe e ka patur grupi “Shpenzime transporti” me 0,7 %.

Ndërsa, ulja më e madhe vërehet te grupi “Shpenzime materiale” me 0,3 %. Brenda këtij grupi, nëngrupi “Materiale ndërtimi” u ul me 0,4 % dhe nëngrupi “Materiale elektrike dhe komunikimi” u ul me 0,1 %.

Muajt e fundit çmimet e apartamenteve të reja janë rritur për dy arsye. Së pari taksa e ndërtimi në infrastrukturë është rritur nga 4% e kostos, në 8% të çmimit të shitjes, që ka ndikuar nga 40 deri në 120 euro për metër katror, nga periferia në qendër.

Së dyti ka pasur një rritje të kërkesës për blerje apartamentesh.

Edhe Banka e Shqipërisë e ka konfirmuar këtë tendencë, teksa indeksi i çmimit të banesave u rrit me 3% në tremujorin e fundit 2016.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button