Kosova

Thaçi në Samitin në Vjenë flet për luftën kundër ekstremizmit dhe dialogun ndërfetar

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të Samitit në Vjenë, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme, ku është biseduar për bashkëpunimin rajonal dhe sfidat e shteteve të Ballkanit Perëndimor, me theks të posaçëm në çështjen e refugjatëve dhe kërcënimin nga radikalizmi.

Zëvendëskryeministri Thaçi është ftuar të diskutojë për dialogun mes feve dhe luftën kundër ekstremizmit, thekson njoftimi nga Vjena i sapodërguar i MPJ-së kosovare.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Thaçi bëri thirrje që rajoni dhe Bashkimi Evropian të mos lejojnë të venitet ideja e anëtarësimit në BE si dhe të hiqet dorë nga retorika nacionaliste që ende dëgjohet nga disa përfaqësues të qeverisë së Serbisë.

Zëvendëskryeministri Thaçi tha se dialogu dhe bashkëpunimi të bëhen vlera që promovohen edhe në shtetet dhe shtëpitë e rajonit të Ballkanit, e jo vetëm fjalë që dëgjohen në Bruksel.
Zëvendëskryeministri Thaçi përsëriti se Kosova është shembull për tërë kontinentin për bashkëjetesën, harmoninë dhe dialogun ndërfetar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button