Politika

Kreu i AMA-s, komisioni përzgjedh katër kandidaturat

media-228-524x350Gentian Sala, Gentian Skënderaj, Anila Basha dhe Bers Hado, janë katër kandidatët e përzgjedhur sot nga Komisioni Parlamentar i Medias për postin e kryetarit të ri të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA).
Në fillim mbledhjes, nënkryetari i komisionit, Alfred Peza, i bëri sërish thirrje opozitës që të vijë dhe të ushtrojë të drejtën e saj ligjore për të eliminuar dy nga katër kandidatët e përzgjedhur.
Anëtarët e komisionit, gjatë një mbledhje me dyer të mbyllura, me shumicë votash përzgjodhën katër anëtarët e mësipërm, ndërsa tre kandidatët e skualifikuar nga gara ishin Zylyftar Bregu (gazetar), Raif Gorana (ekonomist) dhe En Muçi (ekonomist), të cilet morën më pak vota. Në mbledhjen e radhës të komisionit, katër kandidatët fitues do të ftohen në një seancë dëgjimore, ku  nënkryetari Peza ftoi të gjithë deputetët e parlamentit që të jenë të pranishëm, duke siguruar në këtë mënyrë transparencë të plotë.  Më pas, do të jetë seanca e ardhshme plenare, e cila do të votojë për kryetarin e ri të AMA-s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button