Kronika

Propozimi “Manjani”, ushtria kundër hashashit. Zbutet Kodheli, këtë e vendos Qeveria

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka bërë një tërheqje nga deklarata e një ditë më parë lidhur me propozimin “Manjani” për angazhimin e ushtrisë kundër kanabisit. Duke u përpjekur për të ruajtur tonin e një dite më parë, duke përdorur terma si “propozim i paarsyeshem”, apo “kritikues nga kolltuku”, ajo ja ka kaluar topin qeverisë.

Kështu edhe sot, Mimi Kodheli e sheh të paarsyeshme propozimin, megjithatë mendon se vendimi për këtë duhet të ishte kolegjal. I përket Këshillit të Ministrave, tha Kodheli, të vendosë nëse do të angazhojë ushtrinë dhe jo atyre që ndjekin zhvillime nga kolltuku.

“Jo vetëm ta pres kritikën por t’i jap përgjigje gjithë kritikuesve që nga sallonet dhe kolltuqet lëshojnë ndonjë batutë. Emergjenca konsiderohet në rrugë institucionale. Kushdo mund të dalë dhe të thotë kemi këtë emergjencë këtu. Është një strukturë që quhet Këshilli i Ministrave, që vendos nëse ka një emergjencë”, deklaroi Kodheli.

Madje për Luan Ramën ish-ministri i Brendshëm, në atë kohë socialist tani me Manjanin në LSI, përfshirja e ushtrisë nuk është herezi. Ai thotë se me Majkon ministër Mbrojtjeje angazhuan me sukses ushtrinë në operacionin më të famshëm antidrogë.

Por zonja Kodheli një gjë nuk spjegon, përse është emergjente pastrimi i plehtave në stinën e verës nga ushtria, ku vetë Kodheli drejtonte aksionin këtë verë dhe nuk është emergjente përhapja e kanabisit për të cilën edhe sot Ambasadori i Britanisë në Tiranë shprehu shqetësimin e qeverisë londineze?

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button