Kronika

Tentoi të qëllojë me thikë efektivët e policisë, arrestohet i riu

Kundërshton punonjësit e policisë dhe i kanos ata duke tentuar t’i qëllojë me thikë, arrestohet në  Eridjon Gjata, 32 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ditë më parë ka hedhur sende të banesës së tij në rrugën e lagjes “8 Shkurti”,  Fier duke krijuar zhurma shqetësuese.

Gjithashtu i riu ka bërë sjellje të papëlqyeshme në vende publike si edhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke tentuar t’i qëllojë ata me thikë. U sekuestrua thika në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” ,”Prishje të rendit dhe qetesisë publike” dhe “Kanosje”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button