Kronika

Tahiri: Kjo qeveri e ky kryeministër bënë atë që askush s’e bëri më parë

“Kjo qeveri e ky Kryeministër, për të bërë atë që askush nuk e ka bërë më parë. Dhe kjo është një qeveri që rri në detyrë për të bërë saktësisht atë që askush më parë nuk e ka menduar”.

Kështu e nisi fjalën e tij Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri gjatë aktivitetit për procesin e ‘Popullimit’.

Sipas Tahirit, ata që bëjnë zhurmë dhe akuza ndaj punës së qeverisë, janë pikërisht ata që kanë frikë nga reformat dhe nga shteti i së drejtës.

Dhe sigurisht çdo reformë që kemi bërë deri më sot, me shumë gjasë edhe kjo, ka debat, zhurmë, akuza. Kjo është normale. Sepse ata që janë mësuar të mos bëjnë gjë kanë frikë nga reformat, nga një Shqipëri më e mirë, nga qytetarë më të informuar, nga një ekonomi familjare më e shëndoshë. Kanë frikë nga një shtet më i drejtë ku të gjithë qytetarët janë të barabartë e ku askush nuk është as i paprekshëm, as i pandëshkueshëm”, tha Tahiri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button