Ekonomia

Industritë përpunuese, shërbimet dhe ndërtimi, rrisin punësimin

Industria përpunuese, ndërtimi, shërbimet e tregut, rritën punësimin në tremujorin e dytë 2015. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç llogaritet 63,7 %, ku mbizotërojnë meshkujt me 18,7 pikë përqindje më të lartë nga femrat. Sipas INSTAT, për femrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 54,6 %, ndërsa për meshkujt 73,3 %.
Gjatë tremujorit të dytë shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë 15-29 vjeç është 43,4 % dhe ajo e punësimit të të rinjve, 28,6 %.
Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 30-64 vjeç është 74,4 %, ku shkalla e punësimit për të llogaritet 65,4 %.
Gjatë tremujorit të dytë, u vu re se 40,5 % e të punësuarve të moshës 15-64 vjeç angazhoheshin në sektorin e bujqësisë dhe 22,9 % në sektorin e shërbimeve të tregut, si tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automobilave, hotelet dhe restorantet, transportet, magazinimi, komunikacioni, ndërmjetësimi monetar dhe financiar si dhe pasuritë e patundshme.
Punësimi në sektorin e shërbimeve jo të tregut, me administrimin publik, mbrojtjes, sigurimi shoqëror i detyruar, arsimi, shëndetësia, veprimtari të tjera sociale, shërbimit kolektiv social dhe individual, shërbime në shtëpi dhe aktivitete të organizmave ndërkombëtare përbën 17,3 % të punësimit total.
Në industrinë përpunuese të punësuarit përbëjnë 9,3 % të të punësuarve gjithsej.
Ritmi i rritjes së punësimit sipas sektorëve nga tremujori i parë në 3 muajt e dytë 2015 llogaritet me 13,1 % në grup-aktivitetet industri nxjerrëse, energji, gaz dhe furnizimi me ujë, me 9,5 % në ndërtim, në industrinë përpunuese me 1,5 %, etj. Në 3-mujorin e dytë u vu re rënie e numrit të të punësuarve në grupet e shërbimeve jo të tregut me 3,1 % dhe në bujqësi me 1,7 %.

Në terma vjetorë, punësimi për popullsinë 15 vjet e lart u rrit 3,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2014, ku rritjen më të madhe e patën sektorët si industri përpunuese me 15, 7%, ndërtim 15,4 %, shërbime jo të tregut 5,4 % dhe shërbime e tregut 5,1 %. Ndryshe nga këto sektorë, në terma vjetorë punësimi pësoi rënien 7,8 % në grup-aktivitetet si industri nxjerrëse, energji, gaz, furnizimi me ujë dhe 0,2 % në aktivitetet bujqësore.
Gjatë tremujorit të dytë 2015, të punësuarit në punësimin total tme pagë llogaritet në 42,5 %, të vetë-punësuarit 27,2 % të të punësuarve në tërësi, ndërsa punëtorët pa pagesë të familjes zunë 30,2 % të punësimit total.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button