Kronika

Situata e rënduar nga reshjet e shiut, MAS pezullon mësimin në 16 shkolla të vendit

Pas situatës së rënduar për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve në disa zona të Shqipërisë Ministrja e Arsimit dhe Sporteve zhvilloi mbledhje urgjente me drejtuesit e  Drejtorive Rajonale Arsimore për të vlerësuar gjendjen e shkollave në të gjithë territorin.

Për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, si dhe për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm, është vendosur që ditën e hënë, më 21 nëntor, të pezullohet procesi mësimor deri në përmirësimin e situatës në shkollat e mëposhtme:

1- Shkolla “Martin Camaj”, Shkodër qytet,
2- Shkolla “Agim Tafili”, Harku i Bërdicës,
3-  Shkolla “Prekal”, fshati Postribë,
4- Shkolla “Ruzhdi Daca”, Rrethinat,
5- Shkolla “Mehmet Shpëndi”, fshati Shalë,
6- Shkolla “Theth”, fshati Shalë,
7- Shkolla “Gimaj”, fshati Shalë,
8- Shkolla “Palaj”, fshati Shosh,
9- Shkolla “Ndreaj”, fshati Shosh,
10- Shkolla “Nicaj”, fshati Shosh
11- Shkolla “Pog”, fshati Pult,
12- Shkolla “Plan”, fshati Pult,
13- Shkolla “Maja e Thanës”, fshati Pult,
14- Shkolla “Kasnec”, fshati Pult,
15- Shkolla “Kir”, fshati Pult,
16- Shkolla “Xhan”, fshati Pult.

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve po e ndjek nga afër situatën dhe lajmëron se do të informojmë në kohë reale nxënësit, mësuesit dhe prindërit për të marrë të gjitha masat e nevojshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button