Kronika

Zbardhet vrasja në Krujë, arrestohen 5 autorët, policia: Motivi, grabitja

Zbardhet vrasja e shtetasit Fatmir Pula, 45 vjeç, e ndodhur me 19 janar 2016, në Krujë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se janë arrestuar 5 autorët e krimit dhe është bërë shpallja në kërkim e autorit tjetër. Konkretisht në pranga kanë rënë, Admir Haka 32 vjeç, i dënuar më parë për armëbajtje pa leje; Herton Haka 18 vjeç, Aleksander Haka, 28 vjeç; Hekuran Boci 23 vjeç, dhe Olti Metuku (Agron).

Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Elton Ceka, banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri–tjetrin, kishin vendosur grabitjen e shtetasit Fatmir Pula.

Mekanizmi e vrasjes, autorët e kanë mbajtur nën vëzhgim

Viktima po kthehej nga lokali i tij që e kishte me qira në Kamzë, për në banesë, në fshatin Zezë të Krujës.  Olti Metuku e ka mbajtur nën vëzhgim viktimën në momentin që ai ka dalë nga lokali dhe ka lajmëruar autorët e tjerë. Herton Haka, vëllai i Admir Hakës, ka qenë i fshehur në kthesën që të çonte në banesën e viktimës, nga fshati Nikel për në Zezë dhe ka njoftuar dy autorët e tjerë që makina në të cilën ndodhej viktima po vinte në drejtim të tyre.

Herton Haka me një armë zjarri automatik dhe Admir Haka me pushkë, i kanë bllokuar rrugën viktimës me thasë me shkarpa dhe shtetasi Elton Ceka ka qëlluar me 4 plumba me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasit Fatmir Pula, i cili ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.

Aleksandër Hakaj i ka furnizuar me fishekë autorët, i ka strehuar natën e krimit, dhe njëkohësisht ka mbajtur edhe armët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale; një armë zjarri automatik model 56 kalibër 7.62;  një pushkë model 63;  4 copë fishkë luftarakë.

Marëdhënia e autorëve me njëri-tjetrin

Shtetasit Admir dhe Herton Haka janë vëllezër dhe njëkohësisht komshinj me viktimën. Shtetasi Aleksandër Haka është djali i xhaxhait të shtetasve të mësipërm. Shtetasit Hekuran Boci dhe Olti Metuku janë kunetërit(burrat e motrave) të shtetasve Admir dhe Herton Hakës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen kryer në bashkëpunim”, në ngarkim të shtetasve Admir Haka, Herton Haka, Hekuran Boci, Elton Ceka dhe Olti Metuku,  “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të shtetasit Aleksandër Haka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button