Zgjedhjet lokale 2015

PDIU fiton në bashkitë e Peqinit, Konispolit dhe Rrogozhinës

PDIU bën me dije se kandidatët e saj të zgjedhur bashkërisht me partnerët e tjerë të Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkitë e Peqinit, Konispolit dhe Rrogozhinës rezultojnë fitues.

“Ky rezultat i mrekullueshëm në garën për udhëheqjen e bashkive të reja sipas reformës administrative, në të cilën ne ishim pjesëmarrës vendimtarë, na tregon disa përfundime. Cilësia e kandidatëve, mosha e re, formimi i tyre profesional, dhuntitë morale, programi ynë i veçantë për bashkitë, mesazhet e pajtimit mbi ndarjet e gjitha llojeve, ishin përcaktues në këtë sukses të ri elektoral të PDIU-së, që konfirmohet si njëra ndër partitë kryesore në vend”, thuhet në një njoftim për shtyp të PDIU-së.

PDIU përgënjeshtroi gjithë “kasandrat” brenda dhe jashtë vendit, me rezultatin e arritur. “Ajo u konfirmua si partia e bashkimit të shqiptarëve mes vetes, pavarësisht fesë së tyre, të shqiptarëve me pakicat etnike, etj, dhe kjo ishte përgjigja më e mirë për gjithë ata që donin ta asocionin partinë tonë me parti imagjinare naziste apo fashiste të së shkuarës”, vijon njoftimi për shtyp i PDIU-së.

Sipas PDIU-së, trendi i votave në Këshillat Bashkiakë tregon po ashtu një rritje të konsiderueshme.

“Për t’u veçuar është rezultati i lartë i Peqinit nga kandidati ynë i përbashkët brenda ASHE-së, Saimir Hasalla. Me këtë rezultat PDIU konfirmoi se ajo di të bashkojë shqiptarët pavarësisht përkatësisë së tyre partiake, rreth një kandidati të shkëlqyer dhe një oferte elektorale cilësore”, përfundon PDIU.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button