Bota

Përsëritet tragjedia e Aylan-it. Mbyten fëmijë të tjerë në brigjet turke (KUJDES! Pamje të rënda)

Autoritetet turke kanë rekuperuar në brigjet e Egjeut trupat e të paktën 21 emigrantëve, mes të cilëve edhe disa fëmijë, të cilët kanë vdekur gjatë udhëtimit të tyre për në Greqi.

Mendohet se mbytja e mjetit që i transportonte ka ndodhur rreth orës 04:00, për shkak të kushteve të rënduara të motit.

Roja bregdetare turke ka arritur të shpëtojë vetëm 8 persona.

Ende nuk dihet kombësia e personave të mbytur. Tre barka dhe një helikopter janë duke kërkuar për persona të tjerë të mbijetuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button