🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 02 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 102.50 ▼2.45%
ARI 4,626 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $78,251 ▲ +2.45% ETH $2,296 ▲ +1.67% XRP $1.3866 ▲ +1.34% SOL $83.7600 ▲ +0.79%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 102.50 ▼2.45 % ARI 4,626 ▼0.09 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 102.50 ▼2.45 % ARI 4,626 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944
02 May 2026
Breaking
Ekonomia

KESH: Nën kontroll ruajtja e rezervës energjitike

bKorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) bëri të ditur të martën, situatën hidroenergjitike në vend, pas ndryshimit të kushteve të motit që përfshiu vendin, gjatë dy ditëve të fundit, me rreshje të dëndura të shiut dhe dëborës.

Sipas KESH-it, rezervuari i HEC Fierzë aktualisht është në kuotën 276.42 m (kuota max. është 296 m) rreth 1 m më e lartë se kuota mesatare shumëvjeçare në të njëjtën periudhë nga viti 1991-2015, që rezulton të jetë 275.40m. Një vit më parë në datën 5 janar 2015, kuota e hidrocentralit të Fierzes ka qënë 285.9 m.

Në një njoftim për shtyp KESH informon se, prurjet sot rezultojne 250 m3/sec, ndërsa në fund të muajit dhjetor 2015, shënuan nivelin më të ulët të 10 viteve të fundit me 60 m3/sec. Rezerva energjetike aktualisht është rreth 655.1 GWh.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare vlerëson si domosdoshmëri ruajtjen e rezervës energjitike, për të mos cënuar sigurinë e furnizimit të vendit me energji. Për këtë qëllim, KESH po ruan rezerven aktuale energjitike dhe po synon ta shtojë atë, duke reduktuar prodhimin e energjisë. Akualisht po prodhohet energji vetëm nga HEC-i Komanit dhe HEC-i i Vau i Dejës.

Reshjet e muajit janar 2016 nuk pritet të kenë intensitet aq të lartë sa të mund të rrisin prurjet në nivelet mesatare shumëvjeçare.

Në këto kushte kërkesa e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) prej 880 GWh për furnizimin me energji të konsumatorëve tariforë gjatë muajve janar-shkurt, duhet të plotesohet duke reduktuar prodhimin e KESH në rreth 400 GWh gjatë 2 muajve të ardhshem (janar-shkurt). Sipas KESH-it, rreth 180 GWh parashikohet të prodhohet nga HEC-et e vegjël, ndërsa pjesa tjetër prej 300 GWh do të kontrakohet nëpërmjet importit.

Për dy muajt e ardhshëm (janar-shkurt) parashikohet që të importohet rreth 50 % e sasise së energjisë së kërkuar nga OSHEE për furnizimin me energji të konsumatorëve tariforë.

Të dhënat për dy HEC-et e tjera janë: Komani shënon nivelin 171.66 m dhe prurjet janë 142 m3/sec. Ndërsa Vau i Dejës ka nivelin aktual 74.64 m dhe prurjet 260 m3/sec.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.