Politika

Anti KÇK/ Rama: Për t’u qarë hallin këtyre të shkretëve që kanë vrarë, përdhunuar, trafikuar dhe grabitur prona

Kryeministri Edi Rama ka folur nga parlamenti për ligjin anti KÇK. Ai ka akuzuar se po mbrohen nga Gjykata të dënuar, teksa ka hedhur akuza të forta edhe për presidentin.
Rama:

Vija e kuqe mes shtetit dhe krimit të organizuar ngrihet një koalicion kaq i larmishëm mes segmentesh dhe protagonistësh që vijnë nga të gjitha rrugët e vëmendjes publike. Nga mediat deri tek i ashtuquajturi president, nga opozita tek Avokati i popullit.

Për t’u qarë hallin këtyre të shkretëve që kanë vrarë, përdhunuar, trafikuar, grabitur prona sa kanë mundur që kanë shantazhuar sa nuk merret as me mend njerëzit e zakonshëm dhe sipërmarrësit dhe medemek tani po dhunohen.

Po turp nuk u vjen fare gjithë këtyre njerëzve që kanë një mikrofon në dorë që kanë mundësinë të dalin në një ekran, për të bërë pelegrinazhin në drejtim të qelive ku janë kyçur një pjesë e tyre.

Apo në drejtim të atyre që nuk janë kyçur akoma duke çuar mesazhin që jemi me ju.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button