Kronika

Durrës, ndalohet në port kamioni me 700 kg kanabis

Një kamion me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike është ndaluar këtë të premte në portin e Durrësit.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se në kamion me targa AA 283 MZ, i ngarkuar me aksesorë mobiliesh, është gjetur e fshehur një sasi prej rreth 700 kilogramë kanabis sativa.
Mësohet se kamioni po imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona, ndërsa droga është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, e cila më pas ka vënë në pranga edhe drejtuesin e automjetit, shtetasin R.R. 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Vlorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button