Kronika

Ndryshimet në ligjin e ri të Gjykatës Kushtetuese

Projektligji për Gjykatën Kushtetuese, është i pari me të cilin komisioni i posaçëm nisi diskutimin e paketës prej 7 ligjesh, të nevojshme për t’i hapur rrugën zbatimit të ndryshimeve kushtetuese, në kuadër të reformës në drejtësi.

Drafti, që pritet të miratohet të mërkurën në këtë komision, pikë te pare që ndryshon ka zgjedhjen e anëtarëve të këtij institucioni, duke parashikuar një formulë të re.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, 3 prej tyre emërohen nga Presidenti i Republikës, 3 anëtarë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa 3 të tjerë nga Gjykata e Lartë.
Institucioni i ri që krijohet nga reforma në drejtësi është Këshilli i Emërimeve, i cili, për të 9 anëtarët e Kushtetueses, pavarësisht se cili autoritet i zgjedh, bën renditjen e kandidatëve, sipas meritave të tyre, ndërsa Presidenti, parlamenti apo Gjykata e Larte janë të detyruar të zgjedhin ndërmjet 3 kandidaturave që janë renditur të parat.

Një tjetër risi e draftit janë dhe afatet që i vendosen Gjykatës Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve, pasi deri më sot kjo gjykatë nuk ka pasur asnjë kufizim kohor. Sipas pr/ligjit, shqyrtimi i çështjeve nga Kolegjet ose Mbledhja e Gjyqtarëve përfundon brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës dhe vendimi përfundimtar shpallet i arsyetuar, jo më vonë se 1 muaj nga përfundimi i seancës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button