Sporti

Shqipëria fiton me Armeninë, kuqezinjtë triumfuan me golat e Skukës dhe Asllanit

Ndeshja e fundit për vitin 2022 dhe e fundit në kontratën e trajnerit Reja me Kombëtaren Shqiptare përfundoi mbreme me një fitore, por mbi të gjitha me nje lojë të mirë të kuqezinjve. Tekniku italian provoi shumë lojtarë në miqësoren me Armeninë, të cilët e justifikuan me lojë, ritëm, dinamikë, qartësi, por patën edhe momente dilemash për shkak të mungesës së eksperiencës. Në minutën e 28’ ishte sulmuesi i Partizanit, Skuka që zhbllokoi rezultatin, duke mos e çuar dëm pasimin që mori në zonë nga Çokaj. Në pjesën e dytë ishte sërish Shqipëria që rrezikoi. I vetëm me portierin, Skuka u shpejtua dhe nuk goditi siç duhej. Një tjetër lojtar i Partizanit, Tedi Cara fitoi një penallti me shumë zgjuarsi. Kristjan Asllani ekzekutoi qetësisht nga pika e bardhë duke realizuar golin e dytë.

Fitorja i qetëson të gjithë, madje edhe trajnerin Reja për të ardhmen në drejtimin e Kombëtares.

Edoardo Reja: Jam i kënaqur me paraqitjen. Pamë dhe lojën e djemve që luajtën në Shqipëri, që mund të jenë ndihmë në të ardhmen. Pas disa ditësh, do të takoj Presidentin Duka, i cili është në Katar dhe do të diskutojmë për të ardhmen time në Kombëtare.

Futbollistët nga ana tjetër shprehën besim se pikërisht se e ardhmja do të jetë edhe më e mirë për Shqipërinë.

Krisjan Asllani: Jam i lumtur për golin e shënuar, gjëja kryesore sot ishte fitorja sepse kishim shumë kohë pa fitore.

Xhuliano Skuka: Besoj se i shpërbleva në mënyrën më të mirë. Domethënë, dhashë maksimumin.

Kombëtarja Shqiptare do të nisë në Mars të vitit të ardhshëm ndeshjet kualifikuese për Europianin.

Minuta 93’ – Përfundon miqësorja mes Shqipërisë dhe Armenisë. Kuqezinjtë fitojnë me rezultatin 2 me 0 në “Air Albania”

Minuta 90‘ – 3 minuta shtesë.

Minuta 89’ – Aksioni më i rrezikshëm i skuadrës armene, topi përfundon në shtyllën e portës së Berishës.

Minuta 86′ – Cara provon me një gjuajtje brenda zone, por vertikalizimi i tij ishte i parregullt.

Minuta 85′ – Skuadra armene godet portën e Kombëtares Shqiptare, topi pritet nga Berisha.

Minuta 73′ – Keidi Bare provon me një skemë nga goditja e dënimit, por mbrojtësit kundërshtarë e kuptojnë.

Minuta 72′ – Zëvendësim, largohet Skuka i dëmtuar dhe futet Muçolli.

Minuta 67′ – Zëvendësim, largohet Kumbulla dhe futet Bitri.

Minuta 65′ – Zëvendësim, largohet Hadroj dhe futet Hysaj.

Minuta 63′ – Asllani shënon golin e parë me Kombëtaren Shqiptare në 11 metërsh.

Minuta 60′ – Cara futet në zonë dhe pengohet, gjyqtari jep penallti.

Minuta 54′ – Shumë pranë golit të barazimit skuadra armene, por topi kalon jashtë portës.

Minuta e 51‘ – Skuka u rishfaq përballë portierit armen, por çuditërisht nuk shënoi një gol që do të na jepte qetësi.

Minuta 45′ – 3 zëvendësime: Është larguar Laçi në vendin e tij Bare; është larguar Çokaj, në vendin e tij Ramadani; është larguar Muçi në vendin e tij Cara.

FILLON PJESA E DYTË NË “AIR ALBANIA”

MBYLLET PJESA E PARË ME REZULTATIN 1 ME 0 PËR SHQIPËRINË

Minuta 45’ – 2 minuta shtesë për pjesën e parë

Minuta 42’ – Karton i verdhë për Skukën.

Minuta 44’ – Aksion i shpejtë i përfaqësueses shqiptare në krahun e djathtë me Laçin, harkimi i tij për Muçin është perfekt, por gjuajtja e këtij të fundit nuk është me forcën e duhur.

Minuta 38′ – Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve me Muçin dhe Asllanin, i cili gjuan nga e majta por gjen përgjigjen e portierit armen në pozicion.

Minuta 32’ – Tjetër mundësi për Kombëtaren Shqiptare, tenton Skuka, por nuk arrin të shënojë në portën e kundërshtarit.

Minuta 28’ – Skuka nuk fal me këmbën e djathtë, shënon gol. Shqipëria kalon në avantazh 1-0 ndaj Armenisë.

Minuta e 20‘ – Godet Asllani, topi del jashtë zone.

Minuta 19’ – Skuka godet në portën e Armenisë, por nuk arrin të shënojë gol.

Minuta e 17’ – Lenjani godet në portë, topi pritet nga portieri armenas.

Minuta e 8′ – Laçi humbet mundësinë për avantazh.

Ka nisur ndeshja miqësore Shqipëri-Armeni në stadiumin “Air Albania”.

Ndeshja transmetohet falas edhe në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan në sinjalin tokësor.

Publikohet formacioni zyrtar, si do të luajnë kuqezinjtë kundër Armenisë

Publikohet formacioni zyrtar i ekipit të Shqipërisë për miqësoren me Armeninë, ndeshje që luhet sot në orën 17:30 në “Air Albania” dhe transmetohet në Tv Klan. Shqipëria vjen me rreshtimin 3-5-2.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Mihaj, Kumbulla, Bajrami, Hadroj, Laçi, Asllani, Çokaj, Lenjani, Skuka, Muçi.

Trajner: Edi Reja

ARMENIA: Buçnev, Voskanianian, Harojan, Mkritçjan, Grigorjan, Hartjunjan, Dashjan, Hovhanisjan, Bçakhçjan, Babajan, Shaghojan.

Trajner: Roman Berezovski.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button