Kronika

Kukës, kreu i OSHEE-së Astrit Cengu jep dorëheqjen

Drejtori i OSHEE-së së Kukësit, Astrit Cengu ka dhënë dorëheqjen. Deri tani nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare që të tregojë arsyet e këtij largimi nga posti që mbante, por sipas burimeve të shtypit, mësohet se Cengu ka pasur debate me kreun e ri të OSHEE-së Adrian Çela.

astrit-cenguKy i fundit, vetëm pak ditë më parë zëvendësoi Arben Seferin, i cili dha dorëheqjen për arsye personale, ndonëse pas këtij vendimi fshihen mosmarrëveshjet për objektivat e paarritura me kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë Cengu kishte një vit në krye të detyrës në OSHEE-në e Kukësit, madje kohët e fundit ka pasur kërcënime dhe debate të ashpra me banorë të këtij qarku për arsye të ndërprerjeve të lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button