Bota

BRUKSEL – Tusk dhe Juncker presin presidentin Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump u prit sot në Bruksel nga presidentët e Këshillit dhe Komisionit Evropian, Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker, në takimin e parë me drejtuesit e një BE-je që ai e ka kritikuar ashpër.

Trump, i cili mbërriti dje në mbrëmje në Bruksel, u prit sot nga Tusk në ndërtesën e Këshillit të Evropës, intitucioni përfaqësues i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ku flamuj amerikanë ishin vendosur në krah të flamurit blu me yje të BE-së dhe atij të 28 shteteve anëtare.

“Bëhet fjalë për takimin e parë mes presidentit amerikan dhe drejtuesve kryesorë të Bashkimit Evropian. Ai do të zgjasë rreth një orë”, theksoi një zyrtar evropian duke konfirmuar se nuk kishte program të përcaktuar për çështjet që do të diskutohen.

“Tema si tregtia ndërkombëtare dhe ndryshimi klimatik mund të jenë objekt i diskutimeve”, shtoi ai.

Tre drejtuesit do të priten më pas nga presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani dehe shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

“Kam si qëllim të bind presidentin amerikan, se aleannca euro-atlantike nënkupton se bota e lirë bashkëpunon për të penguar një urdhër botëror postperëndimor”, theksoi Tusk dje në mbrëmje në rrjetin social Twitter.

Në turne jashtë vendit që prej të dielës, Trump do të marrë pjesë në një takim me të gjithë presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare të NATO-s, në selinë e re të Aleancës Atlantike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button