☁️
Tiranë 21°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $79,504 ▼ -2.57% ETH $2,296 ▼ -4.51% XRP $1.2639 ▼ -3.47% SOL $99.3000 ▼ -4.97%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

LONDËR – Policia britanike ndalon dhënien e informacioneve SHBA-së për shkak të rrjedhjes së tyre

Policia britanike ndaloi ndarjen e informacioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me sulmin kamikaz të së hënës në mbrëmje në një sallë koncertesh në Mançester, për shkak të rrjedhjes së këtyre informacioneve në median amerikane, njoftoi sot BBC-ja.

”Zyrtarët britanikë janë të irrituar së tepërmi nga pamjet e rrënojave nga sulmi në ‘Manchester Arena’, që u shfaqën te gazeta amerikane ‘The New York Times”, theksoi BBC-ja.

Dalja e këtyre pamjeve erdhi pasi emri i kamikazit të dyshuar Salman Abedi, doli në median amerikane përpara se policia britanike ta publikonte atë.

BBC-ja shtoi se kryeministrja britanike, Theresa May do ta ngrejë këtë çështje në takimin me presidentin amerikan, Donald Trump, në një samit të NATO-s në Bruksel.

Të paktën 22 persona, shumica të rinj dhe të reja humbën jetën të hënën në mbrëmje në ”Manchester Arena”, pas një koncerti të këngëtares amerikane, Ariana Grande, kur një person hodhi veten në erë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.