Kronika

Armëmbajtja pa leje, Manjani: Përfitojnë vetëm ata që janë në proces gjykimi

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, foli sot rreth ndryshimeve në kodin penal sa i takon armëmbajtjes pa leje, gjatë një diskutimi në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Ministri Manjani deklaroi se nga ndryshimi i ligjit për dënimin do të përfitojnë vetëm ata që janë në proces gjykimi dhe jo ata që tashmë e kanë një vendim konkret. Ai theksoi ligji për armët ishte absurd, pasi armëmbajtja dënohej si terrorizmi, ndërsa shton se ka vakum në Kodin Penal.

“Ligji për armët, kishte absurd, pasi armëmbajtja dënohej si terrorizmi. Ka vakum në Kodin Penal për armëmbajtjen pa leje. Riformulim të nenit në frymën e vendimit të Kushtetueses. Gjithkush dënohet sipas ligjit të kohës. Nga ligji i ri përfitojnë vetëm ata që janë në proces gjykimi, jo ata që kanë një vendim të formës së prerë”, tha Manjani.

Ndërsa deputeti i LSI-së, Luan Rama, deklaroi se gjatë mandatit të qeverisë Rama-Meta është ndërhyrë 17 herë në Kodin penal, çka tregon mungesë vizioni.

“Është e 17-ta ndërhyrje në kodin Penal gjatë 3 viteve të koalicionit tonë. Kjo tregon mungesë vizioni. Jemi gjetur dhe para precedentëve antikushtetues në ndryshime në Kodin Penal. Shpesh i kanë sjellë ministri të tjera, pa kaluar sipas Kushtetutës në Ministrinë e Drejtësisë”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button