Kronika

Armëmbajtja pa leje, Manjani vendos hartimin e një pr/ligji të ri

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani njoftoi sot ka vendosur të hartojë një projektligj të ri për veprën penale ‘Armëmbajtjen pa leje’.

Sipas tij, ky vendim është marrë pas konstatimeve që ka bërë, duke thënë se ligji i mëparshëm kishte gabime. Një vendim të tille e ka dhënë  edhe Gjykata Kushtetuese.

Shqetësimi në fjalë u ngrit disa ditë më parë nga kryeprokurori Adriatik Llalla. Projektligj i ri bëhet për rregullimin e nenit 278 të kodit.

“Ky rregullim trajton te gjitha shqetësimet e vërejtura. Projekti do i dërgohet për mendim prokurorisë, anëtarëve të qeverise dhe grupeve të interesit. Më pas do të dërgohet në qeveri për t’iu propozuar më pas Kuvendit”, – bën të ditur ministria e Drejtësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button