Ekonomia

Dy dyqane veshjesh, ku shqiptarët shpenzuan miliona euro

anë dy dyqane tregtimi veshjesh në Shqipëri, që duhet se po kthehen në të preferuarat e konsumatorëve dhe që po arrijnë të qarkullojnë miliona euro në vit, duke u renditur në listën e 200 kompanive më të mëdha në vend për vitin 2015 dhe duke pasur norma të larta fitimi.

Sipas të dhënave nga tatimet dhe bilancit zyrtar, dyqani më i madh i veshjeve në Shqipëri ka arritur që të jetë brenda pak kohësh ITX ALBANIA, në pronësi të grupit Zara Holding B.V., me dyqanet e saj Zara, Massimo Dutti, Bershka, Pull & Bear, Stradivarius.

Në vitin e dytë të plotë të aktivitetit, të ardhurat e tij ishin 1.93 miliardë lekë (rreth 14 milionë euro), me një rritje të ndjeshme prej 61% në raport me 2014-n. Dyqanet e grupit Zara, në pak kohë arritën të beheshin të preferuara në Shqipëri, të ndihmuara nga marka që ishte mjaft e njohur, sidomos nga të rinjtë.

Grupi Zara rezultoi me fitime të kënaqshme prej rreth 520 milionë lekë para taksave, me një normë fitim bruto prej 27%.

LC WAIKIKI Retail AL Sh.p.k është operatori i dytë më i madh i tregtimit të veshjeve në Shqipëri, duke ia lëshuar në 2015-n Zarës vendin e parë (vitin e kaluar ishe ajo në vend të parë). Sipas të dhënave nga tatimet, qarkullimi i saj vjetor në 2015-n ishte 1.63 miliardë lekë (rreth 12 milionë euro) me një rritje prej 22% me bazë vjetore.

Fitimi para taksave ishte 337 milionë lekë, me një normë fitimi prej 21%. Ndryshe nga Zara, që segmenton shtesën e mesme dhe të rinjtë, dyqanet e Waikiki tregtojnë veshje më të lira dhe për të gjitha moshat.

Në total, vetëm në këto dy dyqane, shqiptarët kanë shpenzuar për veshje rreth 26 milionë euro.

Ndonëse biznesi i veshjeve në Shqipëri është i fragmentarizuar dhe me një nivel të lartë informaliteti, këto kompani po arrijnë të mbizotërojnë në këtë treg dhe të kenë volume të larta aktiviteti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button