Kronika

Aksident i rëndë në Gjadër të Lezhës. Vdes një pasagjere, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë u regjistrua në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Dy automjete u përplasën kokë më kokë me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vdekjen e një prej pasagjereve dhe plagosjen e 5 të tjerëve.
Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00, në vendin e quajtur kthesa e Blinishtit. Një Benz Mercedes u përplas me një automjet tip Audi. Dy pasagjerët e Benzit mbetën të bllokuar. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikseve dhe e policisë për t’i nxjerrë dhe për t’i transportuar drejt spitalit, prej nga ku një grua nuk mundi që të mbijetonte.
Në gjendje të rëndë ndodhet një nga drejtuesit e mjetit, ndërsa 4 të plagosurit e tjerë që ndodheshin në automjetin tjetër janë në gjendje shëndetësore më të mirë.
Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me aksidentin. Paraprakisht mendohet që ai u shkaktua për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Shpejtësia tej normave të lejuara dhe dalja nga korsia e detyruar e njërës prej mjeteve mendohet që të jenë shkaqet kryesore të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button