Ekonomia

Markat “made in Albania”, bashkëpunim rajonal për agroturizmin

Identifikimi i produktit me zonën që e prodhon përmes emërtimit të origjinës është sipas Ministrisë së zhvillimit ekonomik një mundësi e mirë për zhvillimin e agroturizmit në vend.

Shqipëria ka deri më tani vetëm 12 regjistrime të tilla por ministrja Ekonomi nxit shtimin e aplikimeve duke garantuar mbrojtjen e këtyre markave në treg përmes inspektoriatit të tregut.

“Për këtë arsye sot kemi në funksionim Inspektoriatin e Tregut i cili merr përsipër të mbrojë këto gjëra. Ne e kemi të realizuar nga pikëpamja legjislative dhe do ta bëjmë funksional shumë shpejtë për të qenë më i kujdesshëm dhe për të pasur një monitorim më të mirë për çdo të drejtë autori që lind në tregun shqiptar”, deklaroi ministrja Ekonomi.

Zhvillimi i agroturizmit është diskutuar dhe në konferencën  e eurorajonit Adriatiko-Jonian, pjesë e të cilit janë 28 vende si Italia Greqia, Shqipëria, Kroacia e të tjerë.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka kërkuar bashkëpunim të ekspertëve tanë me ata të huaj.

“Vetëm 5% e sipërfaqes së tokës bujqësore në rajonin e Tiranës është me serra edhe besoj që kemi një klimë të mirë, por 5% është shumë pak, jemi nën potencialin tonë. Ne kemi një prodhim total të perimeve 415 kuintalë në vit dhe ën fakt rajonet më të rëndësishme janë ato që janë më të largëta dhe me të vështira për t’u aksesuar”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Konferenca e u mbajt në Tiranë pasi Shqipëria është pjesë presidencës së saj nëpërmjet kryetarit të Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button