Rajoni

Greqi, dështon zgjedhja e presidentit, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Greqia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Rruga për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, u hap pas votimit të tretë të dështuar, për zgjedhjen e presidentit të republikës nga parlamenti.

parlamenti-grek2-599x350Kandidatura e Stavros Dimas u mbështet nga 168 deputetë, ndërsa abstenuan 132. Rrjedhimisht, numri i nevojshëm i 180 votave për zgjedhjen e kandidatit Stavros Dimas, nuk u mblodh, dhe vendi shkon në

zgjedhje të parakohshme. Sipas kushtetutës, presidenti i republikës, Karolos Papulias do të vazhdojë të ushtrojë mandatin deri në zëvendësimin e tij, ndërkohë që do të shpërndajë parlamentin dhe do të shpallë ditën e zgjedhjeve. Pas zhvillimit të tyre presidenti i ri do të zgjidhet nga përbërja e re e parlamentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button