Ky është rezultati përfundimtar nga KSHZ për partitë politike në Maqedoni
Komisioni Shtetëror Zgjedhor në web faqen e internetit ka dalë me rezultate përfundimtare për ditën e djeshme të zgjedhjeve në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga tabori shqiptarë BDI në krye me Ali Ahmetin, ka fituar mandatin shqiptarë por jo bindshëm, edhe atë 86.812 vota, 7.30%, kurse PDSH njëjtë si BDI ka shënuar rënie drastike të votave, 31.017, ose 2.61%. Risi në këtë cikël zgjedhor kanë qenë dy partitë e vogla shqiptare si, Alenca për Shqiptarët me 35.091 vota (2,95%) kurse Rilindje me Besë 57.927 vota (4,87%) që bie afërsisht pesë deputetë.
OBRM-PDUKM 452.709 vota (38.06%)
PDSH 31.017 vota (2,61%)
LSDM 436.469 vota (36,69%)
Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 10.083 vota (0.85%) vota
PPD 1.142 vota (0,10%)
Partia Liberale 3.840 vota (0,32%)
OBRM-Për Maqedoni 24.449 vota (2,06%)
Rilindje me Besë 57.927 vota (4,87%)
Kujtojmë se në Maqedoni dje votuan 1 milionë e 189.481 votues ose 66.88%.