Kronika

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Mirëpresim dy ekspertët amerikanë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi sot se ka kënaqësinë të mirëpresë dy ekspertë amerikanë të cilët do të jenë pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Në një postim në faqen e saj ne Facebook ambasada e SHBA-së në Tiranë, shkruan se: “Shtetet e Bashkuara janë angazhuar për të sjellë ekspertë amerikanë përgjatë gjithë procesit të monitorimit. Z. Peter Ainsëorth dhe Z. John Vaudreil do të jenë pjesë e fazës fillestare”.

Më tej ambasada e SHBA-së në Tiranë shton se “Z. Peter Ainsworth është Këshilltar i lartë Kundër Korrupsionit për Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara. Ndërmjet 1997 dhe 2011, Ainsworth ka qenë Zv. Shefi i Sektorit për Integritet Publik në Departamentin e Drejtësisë, sektori kryesor i prokurorisë së qeverisë për hetime kombëtare dhe ndërkombëtare mbi korrupsionin publik, ligjet elektorale, dhe shkeljet e konfliktit të interesit.

“Z. Ainsworth ka një eksperiencë të gjatë si këshilltar ndërkombëtar në çështjet e zbatimit të ligjeve kundër korrupsionit, dhe ka qenë delegat i Departamentit të Drejtësisë në konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit. Z. Ainsworth është diplomuar në Universitetin e Chicagos dhe në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit Georgetoën, si dhe ka ushtruar profesionin e tij qysh prej 1985.”, thuhet në publikimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button