Kronika

Drejtori Policisë Çako takon homologun maqedonas Savovski, Terrorizmi dhe lufta ndaj krimit e narkotizmit kryefjalë

Masat kundër terrorizmit, lufta kundër krimit të organizuar, trafiku i paligjshëm i narkotikëve dhe jo vetëm, migracioni dhe shumë tema të tjera ishin pjesë e takimit mes Kreut të Policisë Shqiptare, Haki Çako dhe Kreu i Policisë së Maqedonisë, Gorançe Savovski.

Siç mësohet nga njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit, takimi mes dy krerëve të lartë uniformave blu është zhvilluar në Vlorë në frymën e takimeve të zhvilluara dhe më parë me policinë Maqedonase.

Gjatë takimit u diskutuan çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe të aktualitetit si, Masat Kundër Terrorizmit. Kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, e trafiqeve të paligjshme Masat kundër krimit ndërkufitar , Trafikut ilegal dhe migracionit ilegal, si dhe situata kriminale ndërkufitare në tërësi.

Të dy drejtoret e policive respektive kanë vlerësuar si mjat të mira marrëdhëniet dy paleshe , si dhe janë dakordësuar seTakim, ÇAKO-SAVOVSKI, për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy policive . (6) në situatën në të cilën ndodhet e gjithë Europa dhe mbarë bota . Fokusi i takimit ishte terrorizmi, ku u diskutua për shkëmbimin e informacioneve për elementë me prirje dhe tendenca radikale apo terroriste , masat që duhet marrë për ti mbajtur nën kontroll , si dhe nevojën për të rritur akoma më tej bashkëpunimin në këtë drejtim.
Çako dhe Savovski kanë theksuar se mes Policisë Shqiptare dhe asaj Maqedonase nuk ka asnjë pikë që nuk dakordësohet , çka tregon se bashkëpunimi në të gjitha fushat po funksionon më së miri.

Savovski ka falënderuar Çakon për shkëmbimin në kohë reale të informacioneve mes policinë shqiptare dhe policisë maqedonase, në drejtim të grupeve kriminale që merren me trafik droge,armësh , migrim ilegal dhe krime ndërkufitare.

Kreu i Policisë Maqedonase ka theksuar se lëvizja e një numri të madh të emigrantëve në territorin Maqedonas rrit mundësinë e kriminalitetit.

Takim, ÇAKO-SAVOVSKI, për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy policive . (3)Në këtë takim Çako shoqërohej nga dy drejtorët e përgjithshëm , Ardian Çipa e Genc Merepeza, si dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit.

Ndërsa drejtori i Policisë Maqedonase Gorançe Savovski shoqërohej nga Kryeshefi i Shërbimeve qendrore policore – Goran Gjorgjievski, Kryeshefi i Departamentit për parandalimin e krimit të organizuar dhe serioz – Zoran Gligorov si dhe pjestarët e tjerë të delegacionit .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button