Politika

Vershbow: NATO vlerëson kontributin e Shqipërisë në të gjitha operacionet e Aleancës

Në kuadër të Sesionit Plenar të Pranverës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që u zhvillua në Tiranë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Alexander Vershbow.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e falënderoi Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Alexander Vershbow për pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të NATO-s si dhe për mbështetjen e vazhdueshme, duke vënë në dukje se mbajtja e këtij sesioni pranveror në Tiranë ishte një mesazh i mirë për rajonin dhe për vetë Aleancën, e cila përballet me sfida të mëdha pranë kufijve të saj.

Zv. Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Alexander Vershbow shprehu vlerësimin për organizimin e shkëlqyer të Asamblesë Parlamentare të NATO-s nga Kuvendi i Shqipërisë dhe theksoi se NATO e vlerëson kontributin e Shqipërisë në të gjitha operacionet e Aleancës.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit Meta dhe Zv. Sekretari i Përgjithshëm Vershbow ndanë bindjen se çështjet e komplikuara gjeo-politike të këtij shekulli na detyrojnë që të forcojmë koordinimin mes anëtarëve, në shërbim të një vizioni sa më të qartë për të ardhmen trans-atlantike dhe për përqasjen ndaj rajoneve në kufijtë e Aleancës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button