Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi publikon dorëheqjen nga posti
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi ka bërë publike dorëheqjen nga posti nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook. Arsye të largimit, Roshi citon një informacion, sipas tij, të ri, sipas të cilit rezulton të ketë qënë i dënuar si minoren. Kryetari i Bashkisë Kavajë shpreh, në këtë postim publik, habinë e tij mbi këtë dënim i cili sipas tij tregon se është dënuar pa dijeninë e tij në Itali gjatë kohës kur ka qënë ende në kapin e refugjatëve dhe nuk njihte gjuhën italiane. Për këtë arsye, Elvis Roshi shpall dorëheqjen e tij duke i kërkuar ndjesë qytetarëve të Kavajës dhe kryeministrit Rama duke theksuar se nuk ka fshehur asnjë informacion për të cilin ka qënë në dijeni
Reagimi i Elvis Roshit ne facebook:
U bënë vite që mbi mua hidhen papushim akuza sikur jam kriminel, trafikant dhe gjithë të zezat. Unë u mësova me këto që për mua u kthyen në energji plus për të fituar zgjedhje dhe ndryshuar Kavajën. Po familja ime nuk e ka të lehtë asnjëherë me këtë sulm papushim. Me vjen tmerrësisht keq për shqetësimet që iu ka shkaktuar kjo histori.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.