Kosova

Dy viktimat kosovare të aksidentit ajror në Maqedoni do të hapnin Qendrën Aeronautike të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës me shqetësim e ka marrë informacionin për fatkeqësinë ajrore në orët e mbrëmshme në Maqedoni ku kanë mbetur të vdekur dy shtetas të Kosovës.

Që nga momenti i fatkeqësisë, Ambasada e Kosovës në Shkup ka qenë në kontakt me autoritetet policore në Maqedoni dhe është informuar se prej 6 të vdekurve nga rrëzimi i një aeroplani të vogël komercial, dy janë shtetas të Kosovës, V. Begaj dhe F. Begaj, bizenesmenë nga Malisheva që jetojnë dhe veprojnë në Itali.

Sipas këtyre burimeve, të dy kosovarët e vdekur, së bashku me afaristët italianë kanë pasur destinacion Kosovën, ku nesër do të hapnin Qendrën Aeronautike të Kosovës, një investim të madh në komunën e Istogut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button