⛈️
Tiranë 17°C · Stuhi 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,006 ▼ -2.88% ETH $2,177 ▼ -3.33% XRP $1.4104 ▼ -3.26% SOL $86.2800 ▼ -4.74%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Arte

Letra e Albert Kamysë për mësuesin e fillores, sapo fitoi Çmimin “Nobel”

Pasi fitoi Çmimin Nobel, filozofi Albert Kamy mendoi që të falënderojë të parën nënën e tij, dhe të dytin një mësues të shkollës fillore. Kamy e shkruajti këtë letër mirënjohjeje (lexo më poshtë) për mësuesin e tij, Louis Germain, i cili ushqeu potencialin që pa tek ai dhe e shtyu Kamynë e vogël drejt një rruge, nëpër të cilën do të shkruante romane dhe ese shumë të respektuara, fituese të dhjetëra çmimeve.

Albert Kamy e fitoi Çmimin “Nobel” për Letërsinë në vitin 1957. Ai është më shumë i njohur për librin e tij “I Huaji”, dhe e fitoi Çmimin “Nobel” po atë vit që shkruajti esenë “Reflektime për gijotinën”.

Babai i Kamysë ishte vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore, kur Kamy ishte ende foshnje, dhe nëna e tij ishte “pjesërisht e shurdhër dhe analfabete:.

Ndërkohë që shumëkush e konsideron Kamynë një filozof dhe shkrimtar ekzistencialist, ai vetë e urrente këtë term. Një herë, në një intervistë i thoshte: “Jo, unë nuk jam ekzistencialist. Sartri dhe unë gjithmonë habitemi që emri ynë lidhet me këtë term. Ne kemi menduar madje që të botojmë një deklaratë të shkurtër, ku firmosësit të deklarojnë se nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre…”.

Më poshtë letra.

“19 Nëntor 1957

I Nderuar Monsieur Grmain,

Lashë turbullirën që më ka rrethuar këto ditë të bjerë pak, përpara se të të flas nga thellësia e zemrës sime. Sapo më është dhënë një nderim shumë i madh, një që as i isha vënë pas, as e kisha kërkuar.

Por kur dëgjova lajmin, mendimi im i parë, pas nënës time, ishte për ty. Pa ty, pa dorën e dashur që ti shtrive drejt vogëlushit të vogël e të varfër që isha unë, pa mësimet dhe shembullin tënd, asgjë prej këtyre nuk do të kish ndodhur.

Nuk është se e mendoj kushedi çfarë këtë lloj nderi. Por të paktën ai më jep mundësinë të të them, atë që ti ke qenë dhe je ende për mua, si dhe të të siguroj se përpjekjet e tua, puna jote, dhe zemra bujare që ti vendos në to, jetojnë ende tek njëri prej vogëlushëve të shkollës ku jepse mësim që, pavarësisht viteve që kanë kaluar, nuk ka pushuar kurrë së qeni nxënësi yt mirënjohës. Të përqafoj me gjithë zemër.

Albert”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.