Rajoni

Një organizatë serbe kërcënon krerët e Bujanocit për toponimet në gjuhën shqipe

-Një organizatë serbe me anë të një letër të hapur ka kërcënuar drejtuesit shqiptarë të komunës së Bujanocit, bën të ditur agjencia “Presheva Jonë”.

sveriiii-1-350x187Lëvizja serbe me emrin “Dveri” ju eshte drejtuar me një  letër të hapur pushtet  lokal në komunën e  Bujanocit që udhehqet nga shqiptarët, ne te cilen kërcënohet kryetari i Bujnanocit Nagip Arfi dhe kryetari i KKSH-së Jonuz Muliu për shkak të toponimeve ne gjuhën shqipe në këtë qytet me shumicë shqiptare

Kjo lëvizje përmes nje letre në adresë të komunës së Bujanocit me rastin e vendimit të kuvendit komunal që të miratohet vendimi për ndryshim të emrave të rrugëve në 22 rrugë të Bujanocit, ndër të tjera si rruga “Carica Milica”, Car Dushani, Zhivojina Mishiqa, Kosmetske, Kiril dhe Metodij.. në emrat Sami Frashëri, Naim Frashëri, Ilaz Selimi etj.

Lëvizja “Dveri” ndsr tjera ka shkruar duke pyetur autoritetet e Bujancoit se “sa të holla i keni dhënë për t’i korruptuar politikanët serb nga Bujanoci që kanë marrë pjesë në këtë tradhti më të re të interesave serbe në Jug të Serbisë. Kush ka marrë pjesë nga politikanët serbe në tërë këtë tregim, me përjashtim të anëtarëve dhe përfaqësuesve të SNS Nenad Mitroviç, përfaqësues të SPS Bozhidar Angjelkoviç dhe përfaqësuesit të GG Miograd Miljkoviç”.

Më pas levizja serbe ka shkruar se “.Nuk duam që të ndjeheni të mashtruar nga ana e qeverisjes së korruptuar serbe kur ti kthejmë përsëri emrat e rrugëve në Bujanoc, por duam që të jemi faqe bardhë me llogari të pastra të fillojmë që së bashku të ndërtojmë Bujanocin me të cilin do të jemi krenar të gjithë..”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button