Teknologji

Microsoft përgatit festë gjigande për ardhjen e Windows 10

29 korriku, data zyrtare e shumë pritur, kur Microsoft do të nxjerrë Windows 10, është afër dhe kompania bën të ditur se do të ketë festime të mëdha.

Festimet do të jenë në të gjithë botën, dhe do të prekin 13 qytete, që nga Nju Jorku në Tokio dhe në Europë në Berlin, Londër dhe Madrid, me evente ku përdoruesit mund të takohen me ekspertë të kompanisë. Lajmërimi bëhet i ditur nga kompania në blogun e saj.

Edhe dyqanet Microsoft- 110 mes SHBA, Kanadasë dhe Porto Rikos do të festojnë ardhjen e Windows 10 me aktivitete dhe demostrime për përdoruesit. Kompania e themeluar nga Bill Gates, dhe për momentin në drejtimin e Satya Nadella, shpjegon se njëkohësisht do të dalë një fushatë gjigande reklamimi, nga 20 korriku në SHBA dhe nga 29 korriku në të gjithë botën, me spote televizive dhe online. Hashtagu për këtë event është #UpgradeYourWorld.

Windows 10 do të vijë në 190 vende, përfshi dhe Italinë, me një debutim gradual në treg, duke nisur nga “insider” që janë pesë milionë persona që kanë kontribuar në realizimin e platformës më testet e tyre. Sistemi i ri operativ do të jetë falas për ata që tashmë kanë Windows 7 dhe 8.1.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button