Rajoni

Spanja kalon lehtësisht Turqinë, fiton 3-0

Spanja ka rezultuar sërish fituese edhe në ndeshjen e dytë në Grupin D duke siguruar kështu kualifikimin dhe vendin e parë me 6 pikë e ndjekur nga Kroacia me 4 pikë.

Fundin e tabelës në Grupin D e mbyll Çekia me 1 pikë dhe Turqia me 0 pikë. Kjo e fundit nuk ka dhënë asgjë në sfidën e sotme ndaj Spanjës pas pësimit të dy golave të shpejtë.
Kanë qenë Morata dhe Nolito ata të cilët brenda 3 minutave kohë kanë shënuar 2 gola, 34’ dhe 37’, në pjesën e parë.
Por sapo ka nisur pjesa e dytë, Morata në minutën e 48’ ka shënuar golin e dytë personal dhe të tretin e ndeshjes.
Pjesa tjetër e ndeshjes ka qenë thjesht një seancë stërvitore për spanjollët, ndërsa turqit mezi prisnin vërshëllimën përfundimtare për të menduar për përballjen e fundit që mund t’i kualifikonte, atë përballë Çekisë të cilët i rrëmbyen një barazim të befasishëm kroatëve në minutat shtesë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button