Bota

Refugjatët i zënë tokën, ja se ç’bën fermeri

Një fermer grek, i inatorus me tendat e refugjatëve në pronën e tij, është filmuar teksa ka tentuar të lërojë tokat e tij mes për mes kampit.

Duke dashur të bëjë gati tokën për lopët e tij, fermeri Lazaros Oulis e kishte punuar tokën në Idomeni teksa dhjetra refugjatët qëndronin duke e parë.

Pamjet tregojnë fermerin të ngiste traktorin mes përmes tendave, para se të ndalohej nga policia.

Toka bujqësore e Oulis ndodhet në Idomeni ku prej disa muajsh qëndrojnë dhe refugjatët sirianë. Shpesh herë janë krijuar tensione me fermerët e zonës, të cilët duan të lërojnë tokat e tyre, ndërkohë që kufiri vazhdon të mbetet i mbyllur.

“Më duhet të punojë fushën time. Të askujt tjetër, por timen! Unë kam biznesin tim me 70-80 viça, dhe duhet të prodhojë ushqim për ta, ti ushqej, sepse financiarisht nuk ia dal dot më. U kam thënë dhe disa OJQ-ve, se u jap një pjesë toke dhe të punoj pjesën tjetër. Por askush nuk më ka kushtuar vëmendje. Nuk kam asnjë problem me familjet e refugjatëve, as edhe një. Mund të isha unë në vendin e tyre. Por, gjithashtu kam detyrimet e mia”, ka thënë Oulis.

Shumë prej refugjatëve i japin të drejtë fermerit, duke u shprehur të shqetësuar se çdo të ndodhë me fatin e tyre, teksa kufijtë vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button