Ekonomia

Skandali me aksionet e ‘Veneto Bank’, nën hetim nga Prokuroria e Romës

“Money Report’ agjencia e vlerësimit të investimeve ka nisur vite më parë të publikojë skandalin që ka përfshirë ‘Veneto Bank’, skandal i cili sot është nën hetim nga prokuroria e Romës dhe ajo e Trevizos në Itali.

veneto-e1424861074173Botuesi i artikullit, Salvatore Gaziano, shkruan kujton se ishte viti 2008 kur një sipërmarrës i kish kërkuar një mendim mbi një paketë aksionesh në bankën ‘Veneto’, e të cilin ia kishin prezantuar si një lloj investimi perfekt. Ndërsa klienti ndjeu se investimi ishte i sigurtë pasi banka ishte një institucion shumë i njohur, dhe kishte degët e saj në kudo në rajon.

Sipas tij motoja e bankës ishte ‘Më jep, të jap’ e ku dukej se te gjithë dilnin fitues. Gjithcka dukej se funksiononte si duhej, por kur klienti kishte nevojë për të tërhequr paratë dhe të kthehej në investimin fillestar zbulonte se aksionet e bankës, ‘Veneto’ ishin të vështira për t’u shitur madje plotësisht jo likuide. Sepse titulli nuk ishte i listuar. Pas ankesave të shumta nga ana e investitorëve apo kursimtarëve mediat kuptuan se diçka nuk shkonte në këtë Bankë, ndaj nisën të shkruajnë për anën e keqe të këtij investimi: nuk ishte lehtësisht i likuidueshëm. Pas shkrimeve, sot banka ‘Veneto’ është nën hetim nga prokuroria e Romës për shkurtim të kapitalit rregullator, duke parë se mungojnë jo pak por plot 345 milionë euro. Por banka e italisë ka për të thënë, edhe mbi kreditë e dhëna nga banka ‘Veneto’.

Po sipas akuzës, ka patur disbursim kredish të dyshuara pa masa mbrojtëse, që kanë cuar në një përkeqësim të cilësisë së portofolit të kredisë dhe humbje prej më shumë se 192 milionë eurosh. Sakaq që nga java e kaluar efektivë të policisë tatimorë po kontrollojnë në zyrat e bankës shtëpitë e 16 drejtuesve dhe kompanitë e 61 ortakëve që kanë marër kredi me sasi të konsiderueshme nga institute. Gjithashtu menaxheri i përgjithshëm i bankës ‘Veneto’ Vincenzo Consoli dhe ish presidenti flavio trinca janë nën hetim për pengesë për mbikëqyrje një vepër kjo e dënueshme me burg nga një deri në katër vjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button