Maqedonia

Zaev: Gruevski po bën gjithçka që të shtyhen zgjedhjet

Çdo gjë që ka ndodhur pas 1 shtatorit – zgjedhja e qeverisë, debati për Buxhetin, ligji për PSP-në, njesitë zgjedhore, kjo është një përpjekje nga ana e qeverisë për të shtyrë zgjedhjet, dhe për të fajësuar opozitën. Këtë nuk do ta lejojmë, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev sonte në emisionin “Top Tema” të televizioni Telma, transmeton TetovaSot.

Ai tha se LSDM-ja nuk do t’i japë arsye qeverisë që të ndodhë, “E hëna e zezë” dhe këtë ta përdorë si arsye për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Megjithatë, ne duhet të jemi të kujdesshëm. Gruevski po bën gjithçka për të shtyrë zgjedhjet”,  tha Zaev, duke shtuar se shihet qartë lidhja e pushtetit me Gjykatën Kushtetuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button