Kronika

Tërmeti shkund Korçën, dëme në 60 banesa, 4 të plagosur

Lëkundjet e forta të tërmetit me epiqendër në fshatin Mollas të Korçës kanë lënë pas katër persona të plagosur dhe disa shtëpi të dëmtuara.

Katër persona janë lënduar në fshatin Flloq të Korçës nga rënia e materialeve, gjatë kohës që ishin brenda banesës së tyre. Të dëmtuarit janë dërguar menjëherë për ndihmë në spital, ndërsa gjendja shëndetësore e tyre  raportohet e qëndrueshme dhe pa rrezik për jetën.

Lëkundjet e tërmetit vijojnë të ndihen edhe në Ersekë dhe Gjirokastër, por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për  persona të dëmtuar.

Qytetarët kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugë. Pak më parë  edhe Ministria e Mbrojtjes publikoi një panoramë të qartë për të gjithë zonat e prekura nga tërmeti në Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa theksoi se nuk ka vend për panik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button