Kronika

Vrasja e kryekomisarit Lamaj, Arben Frroku shpallet i pafajshëm

Arben Frroku shpallet i pafajshëm për akuzën e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj. Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka gjetur prova të mjaftueshme pë të lënë në burg Frrokun.

FRROKU--MBULIM--25_2Në një kohë kur, deputeti Mark Frroku është arrestuar për të dytën herë për akuzën e “Vrasjes me paramendim”, vëllai i tij shpallet i pafajshëm.

Vendimi i Gjykatës është pritur me duartrokitje nga familjarët e Frrokut.

Prokuroria ka kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të biznesmenit Frroku, pasi sipas akuzës ekzistojnë faktë të pakundërshtueshme që ai ka marrë pjesë në vrasjen e ish-kryekomisarit të ndjerë Dritan Lamaj.

Nga ana tjetër Arben Frroku ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se në këtë ngjarje ishte përfshirë politikisht. Vrasja e Dritan Lamaj është kryer në datën 24 shkurt të 2013 teksa efektivi i policisë është qëlluar sapo ka hyrë brenda në makinën e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button