Ekonomia

AMF rregullore te re për auditimin e shoqërive administruese te sipërmarrjeve kolektive dhe pensioneve vullnetare

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar një rregullore të re që përcakton mënyrën sesi do të auditohen shoqëritë administruese të sipërmarrjeve kolektive dhe ato të fondeve të pensionit vullnetar.

Në nenet e kësaj rregulloreje përcaktohen kritetet që duhet të përmbushë shoqëria audituese e përzgjedhur dhe më pas kërkesa dhe dokumentacioni që duhet të paraqitet pranë AMF për të bërë vlerësimin nëse janë respektuar kërkesat apo jo.

Shoqëria audituese e miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, kryen kontrollin në të njëjtën shoqëri për një periudhë jo më të gjatë se katër vjet në vazhdim në përputhje me dispozitat e kësaj rregulloreje dhe mund të rimarrë pjesë në auditimin e shoqërisë pas mbarimit të afatit kohor prej të paktën 2 vjetësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button